Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Fitore Pacolli, ka vlerësuar Bjeshkët e Junikut si një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore të vendit dhe një mundësi serioze për zhvillimin e turizmit.
Sipas saj, kjo zonë ka potencial të madh për të tërhequr vizitorë si nga Kosova ashtu edhe nga jashtë, falë bukurive natyrore dhe peizazhit të veçantë.
Ajo ka theksuar se zhvillimi i turizmit në këtë zonë duhet të bëhet me kujdes dhe planifikim të mirë, duke ruajtur balancën mes investimeve dhe mbrojtjes së mjedisit. Në këtë mënyrë, Bjeshkët e Junikut mund të shndërrohen në një burim të qëndrueshëm zhvillimi për vendin.
/Motilokal.com
