Ja tabloja e motit për ditën e premte në Maqedoni

Ja tabloja e motit për ditën e premte në Maqedoni

Ditën e premte në Maqedoni parashikohet pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Në pjesët jugore do të ketë kushte për shira lokale afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 15°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 23°C gjatë pasdites.

/Motilokal.com