Inspektorët e Komunës së Gjilanit kanë shqiptuar gjobë ndaj një subjekti afarist, pasi kamionët e tij kanë ndotur rrugën dhe kanë dëmtuar trotuarin në rrugën “Marie Shllaku”.
Sipas Drejtorisë së Inspekcionit, masat janë marrë pas ankesave të qytetarëve që kanë raportuar bartje të baltës nga kamionët, e cila ka shkaktuar ndotje të rrugës dhe dëmtime në trotuar dhe anësore.
Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se inspektorët kanë konstatuar shkeljet në terren dhe kanë ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj subjektit përkatës.
Nga komuna është bërë thirrje që shoferët dhe operatorët të respektojnë rregullat dhe të kujdesen për pastërtinë e hapësirave publike, duke theksuar se ato janë pasuri e përbashkët.
Inspektorati ka paralajmëruar se kontrollet në terren do të vazhdojnë dhe gjobat do të shqiptohen ndaj të gjithë shkelësve.
/Motilokal.com
