Miratohen dy projektligje nga MMPHI në Kuvend

Miratohen dy projektligje nga MMPHI në Kuvend

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në lexim të parë dy projektligje të propozuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që lidhen me menaxhimin e ujërave dhe banimin.

Bëhet fjalë për Projektligjin për financimin e menaxhimit të resurseve ujore dhe Projektligjin për banim të përballueshëm dhe social.

Projektligji për menaxhimin e resurseve ujore synon krijimin e një sistemi më të qëndrueshëm dhe efikas për mbrojtjen dhe zhvillimin e ujërave në vend. Përmes tij parashihen mekanizma të qartë financiarë që mundësojnë investime afatgjata në këtë sektor, me ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis dhe shëndetin publik.

Ndërkohë, Projektligji për banim të përballueshëm dhe social adreson nevojën për strehim të dinjitetshëm. Ai vendos bazën ligjore për politika që mbështesin familjet në nevojë dhe kategoritë më të cenueshme, duke synuar rritjen e qasjes në banim të përballueshëm në gjithë vendin.


/Motilokal.com