Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, është ftuar si folëse në një konferencë të nivelit të lartë që do të mbahet në Nju Jork.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pacolli përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar se ftesa ka ardhur pas një bisede me Nabhit Kapur, Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm për Ujin dhe Kanalizime në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Sipas saj, ajo është ftuar që në muajin korrik të marrë pjesë si folëse në Konferencën e Nivelit të Lartë Politik për Ujin, ku pritet të diskutohen çështje që lidhen me menaxhimin dhe mbrojtjen e burimeve ujore.
Pacolli e ka cilësuar këtë ftesë si të rëndësishme, duke theksuar se menaxhimi i ujit dhe investimet në diga dhe liqene akumuluese mbeten ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës.
/Motilokal.com


