Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut parashihet të mbajë me diell dhe vranësira mesatare. Përgjatë lumit Vardar do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here e fortë nga juglindja me shpejtësi mbi 60 km/orë.
Ditën e martë pritet mot pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite dhe gjatë natës në pjesët jugore dhe perëndimore do të ketë reshje lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa vende-vende përgjatë lumit Vardar e fortë nga juglindja me shpejtësi mbi 60 km/orë.
Të mërkurën do të kemi mor pjesërisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu.

/Motilokal.com


