Moti të hënën në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira mesatare që herë pas here mund të bëhen më të dendura, sidomos në zonat malore të veriut. Nga pasditja deri në mbrëmje, në këto zona mund të ketë reshje të dobëta shiu.
Të martën parashikohet mot i ndryshueshëm, me alternime dielli dhe vranësirash, ndërsa në disa momente mund të shfaqen edhe reshje të lehta shiu.
E mërkura nis me vranësira të pjesshme dhe mundësi për riga të izoluara shiu, ndërsa gjatë pjesës tjetër të ditës pritet më shumë diell dhe përmirësim i kushteve atmosferike.

/Motilokal.com


