Pas disa ditësh me mot të paqëndrueshëm dhe nga sot ngritje të temperaturave dhe daljes së diellit, një ndryshim atmosferik po afrohet drejt Evropës dhe Ballkanit, duke paralajmëruar rikthimin e fjollave të borës. Meteorologët e Motilokal.com paralajmërojnë për fjolla bore dhe ulje të temperaturave.
Në Kosovë, nga pasditja e ditës së premte dhe të shtunës parashikohet mot i vranët me reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore, ndërsa në viset malore pritet borë.
Reshje shiu dhe bore priten në Shqipëri, dhe përveç zonave malore, reshjet mund të përfshijnë edhe zonat e ulëta urbane.
Një lajm jo i mirë për fermerët pasi në orët e para të mëngjesit do të ketë rënie të temperaturave dhe mund të shkaktojë dëme në kulturat pemëtare.
/Motilokal.com
