Mot me diell dhe vranësira të shpërndara në Kosovë

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara në Kosovë

Në fushat termike parashihet rritje të lehta në të dy vlerat ekstrem dhe për këtë moti në Kosovë për këtë javë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Dita e hënë do të mbajë mot të ngrohtë, kryesisht kthjellë paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 26 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jugut dhe jugperëndimit.

E marta pritet mbajë kryesisht me mot të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 14 deri në 22 °C. Era do të fryje me shpejtësi 6 m/s në drejtim të perëndimit dhe jugperëndimit.

E mërkura do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 11 deri në 25 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jugperëndimit./Motilokal.com