Në aksin rrugor Pejë–Rugovë, në zonën e Kuqishtës, janë shembur gurë të mëdhenj nga shpati i malit, duke vështirësuar kalimin dhe duke paraqitur rrezik për drejtuesit e automjeteve.
Prania e gurëve në rrugë ka krijuar pengesa dhe rrit mundësinë e aksidenteve, sidomos për ata që nuk janë në dijeni të gjendjes aktuale.
Rekomandohet kujdes maksimal gjatë lëvizjes dhe, nëse është e mundur, përdorimi i rrugëve alternative deri në përmirësimin e situatës.
/Motilokal.com
