Rritje temperaturash dhe reshje shiu – Njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme në Shqipëri

Rritje temperaturash dhe reshje shiu – Njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme në Shqipëri

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë me kthjellime dhe me vranësira te pjesshme, me mundësi edhe të reshjeve të shiut.

Dita e hënë do të mbajë paradite me mot të kthjellët ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 15 deri në 26 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Në orët e para të ditës së marte do të ketë reshje shiu, ndërsa pasdite do të kemi mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 22 °C.

E mërkura do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 21 deri në 28 °C. /Motilokal.com