Shumë drejtues të automjeteve me transmetim automatik zakonisht, kur ndalen, e vendosin shkopin e marshit në pozicionin P (Park) dhe pastaj e fikim veturën.
Por a mjafton kjo? Jo gjithmonë, sidomos nëse vetura është e parkuar në një kodër ose në një pjerrësi.
Pozicioni P bllokon mekanikisht transmetimin përmes një pine brenda kuti‑marshit, duke mbajtur veturën statike përmes rrotave të tërheqjes.
Megjithatë, në pjerrësi kjo bllokadë mund të lirohet nën ngarkesë dhe vetura mund të lëvizë.
Ja si ta siguroni veturën në mënyrën më të sigurt:
- Mbajeni këmbën në frenë ndërsa e vendosni levën e marshit në N (Neutral).
- Tërhiqni frenën e dorës ose aktivizoni frenën parkues elektrike, zakonisht dëgjohet një tingull gjatë aktivizimit.
- Lironi frenën e këmbës dhe shtypeni përsëri që pesha e veturës të kalojë plotësisht te frena e dorës.
- Tani vendosni marshin në P dhe fikni motorin.
Edhe nëse vetura ndodhet në një sipërfaqe të sheshtë, rekomandohet që gjithmonë të tërhiqet frena e dorës para fikjes së veturës, kjo nuk kushton asgjë dhe rrit sigurinë e parkimit.
/Motilokal.com
