Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Gjatë muajit mars 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 295 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin në timon, duke rrezikuar jo vetëm veten, por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Autoritetet policore bëjnë thirrje për më shumë kujdes dhe përqendrim gjatë drejtimit të automjetit, duke theksuar se edhe një moment i shkurtër shpërqendrimi mund të ketë pasoja të rënda.
Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut në mënyrat në vijim:
- në stacionin më të afërt të policisë
- përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
- në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406
Policia siguron se çdo raportim do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.
/Motilokal.com
