E mërkura në Shqipëri sjell mot kryesisht të vranët, me vranësira që herë pas here bëhen më të dendura. Që në orët e para priten reshje të lehta shiu në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë ditës këto reshje vazhdojnë me intensitet të ulët, ndërsa në zona të caktuara mund të ketë edhe shtrëngata të shkurtra.
Në zonat malore, sidomos në Alpe, në verilindje dhe lindje mbi 700–900 metra, si dhe në juglindje mbi 1000 metra, reshjet e shiut do të zëvendësohen me borë të lehtë, lokalisht edhe me intensitet mesatar.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8°C deri në 13°C.
/Motilokal.com
