Përfundon “izolimi” dhe për Etnën. Vullkani bëri të ndihej prezenca e tij tek siçilianë duke nxjerrë hi dhe tym nga krateri.
Etna prej muajsh nuk ka qenë aktiv por u aktivizua papritur dhe Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka dhënë alarmin portokalli përreth zonës së vullkanit.
Por, këtë herë, ajo që bie në sy janë retë e krijuar sipër malit të Etnës, në formë zemre, që është një fenomen i veçantë si shenjë e shpresës nga italianët, pas përfundimit të karantinës.
Etna është vullkani më aktiv në bregun lindor të Sicilisë dhe gjendet mbi kufirin e pllakave afrikane dhe euroaziatike. Është po ashtu edhe vullkani aktiv më i lartë në Evropë dhe maja më e lartë në Italinë e Jugut. Ai është edhe pjesë e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s./Motilokal.com

