Dy aktivistët klimatikë nga Britania të bllokuar në Kosovë pas mbylljes së kufijve

Dy aktivistët klimatikë nga Britania të bllokuar në Kosovë pas mbylljes së kufijve

Mijëra personave nëpër botë iu është pamundësuar lëvizja e lirë për shkak të mbylljeve të papritura të kufijve si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Shumë prej tyre kanë arritur të gjejnë rrugën e tyre për t’u kthyer në shtëpi përmes fluturimeve të riatdhesimit, por jo edhe dy aktivistë klimatikë nga Britania e Madhe që qëlluan në Kosovë kur u mbyllën kufijtë.

Rosie Watson dhe Mike Elm, nga Britania e Madhe, ishin në një udhëtim ndër-kontinental me biçikletë për të promovuar mënyra më të qëndrueshme të udhëtimit dhe të jetuarit kur koronavirusi i ri përfshiu Evropën.

Ata u gjendën në Kosovë kur autoritetet mbyllën të gjithë kufijtë tokësorë dhe ajror në mes të marsit në përpjekje për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Ky ishte fundi i udhëtimit për momentin. Kjo ndodhi tetë javë më parë”, ka thënë dyshja në një intervistë të drejtpërdrejtë për Euronews.

Të dy ata kanë shfrytëzuar kohën e tyre në Prizren duke shkruar në lidhje me udhëtimin në bloget e tyre.

Ndërsa menaxheri i hostelit iu ka dhënë leje atyre të qëndrojnë për aq kohë sa kanë nevojë.

"Ne jemi vërtet të mirëpritur dhe ndihemi si në shtëpinë tonë", shtoi Rosie.

Majk tha se shpreson të viziton edhe Shqipërinë, për të parë se si Tirana po punon për t’u bërë miqësor me këmbësorët dhe çiklistët. Rosie planifikon të shkojë në lindje drejt Bullgarisë, për të takuar më shumë aktivistë mjedisorë atje.

"Unë shpresoj të lidh histori në të gjithë botën, për të treguar se kjo histori e re po shfaqet se si mund të jetojmë në një mënyrë më të shëndetshme dhe të qëndrueshme", tha ajo./Motilokal.com