Ja si do të jetë qielli këtë të shtunë në Shqipëri

Ja si do të jetë qielli këtë të shtunë në Shqipëri

Të shtunën në Shqipëri pritet mot i paqëndrueshëm, me vranësira dhe kthjellime të shkurtra. Reshje të lehta shiu do të nisin që në mëngjes, fillimisht në bregdet e më pas në pjesën më të madhe të vendit, me ndonjë shtrëngatë të shkurtër në perëndim. Në mbrëmje shiu dobësohet dhe mbetet kryesisht në jugperëndim. Në zonat malore priten edhe reshje të lehta deri mesatare bore.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7°C deri në 10°C.

/Motilokal.com