Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë filluar reshjet e dëborës në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë. Sipas Autoritetit Rrugor, dëbora ka prekur akset rrugore në: Dedaj-Bogë, Dedaj-Razëm, Bogë-Theth, Llogara, Skërficë, Trau Dajt-Qafë Priskë-Qafë Mollë, Libonik-Rëmbec-Plasë, Lin-Pogradec, Korçë-Voskopojë, K/Boboshticë-Dardhë, Ersekë-Leskovik, Zgosht-Sebisht, Korçë-Ersekë, Qafa e Zvezdës-Zemblak-Goricë, Hani i Hotit-Doganë Vermosh, Kukës-Bushtricë, Kukës-Shishtavec dhe Pukë-Qafëshllak.
Kontraktorët janë në terren 24/7 me mjete dhe punëtorë shtesë për pastrimin e akseve rrugore, duke siguruar qarkullim të pandërprerë.
Drejtuesit e mjeteve paralajmërohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për udhëtime në zonat malore me dëborë.
/Motilokal.com
