Dimri rikthehet në pranverë, borë në zonat malore të Elbasanit

Dimri rikthehet në pranverë, borë në zonat malore të Elbasanit

Temperaturat e ulëta kanë sjellë rikthimin e reshjeve të dëborës gjatë orëve të natës në disa pjesë të vendit.

Në zonat malore të Elbasan janë regjistruar reshje bore, ndërsa prezencë e saj ka edhe në njësitë administrative Gjinar dhe Funar.

Sasi më të konsiderueshme dëbore raportohen në njësinë Stëblevë të Librazhd, ku trashësia arrin deri në 20 centimetra.

Megjithatë, sipas të dhënave të deritanishme, rrugët mbeten të kalueshme dhe nuk raportohen probleme në qarkullim.

/Motilokal.com