Moti të premten në Maqedoni parashihet pjesërisht i vranët me reshje lokale shiu të shoqëruara me bubullima të rralla. Në disa nga vendet më të larta, reshjet do të shndërrohen në reshje bore, ndërsa në male reshjet do të jenë borë dhe do të formohet mbulesë e re bore.
Ditën e shtunë pritet të mbajë mot pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu dhe bubullima. Në disa nga vendet më të larta, reshjet do të jenë shi dhe borë, dhe në male, borë.
Të dielën parashikohet mot pjesërisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu me intensitet më të dobët.
/Motilokal.com
