Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të fryjë erë e fuqishme e kategorizuar në të verdhë sipas standardeve të WMO dhe sistemit të paralajmërimeve të standardizuara evropiane.
Parashikohet që shpejtësia e erës të arrijë ose të kalojë 24 m/s (rreth 85 km/orë) mbi 1000 metra mbi nivelin e detit. Kjo situatë mund të shkaktojë dëmtime të pronave, probleme në transport, dëmtime në pyje dhe pemë, si dhe rrezik në punishtet e ndërtimtarisë, veçanërisht ato me vinça. Ndikimi mund të jetë gjithashtu në sigurinë e njerëzve dhe kafshëve dhe mund të bëjë situatat ekzistuese më të rrezikshme. Veçanërisht të rrezikuara janë objektet potencialisht të rrezikshme si shtyllat elektrike, reklamat, kulmet dhe çatitë.
Këshilla për qytetarët: Kujdes i shtuar gjatë aktiviteteve jashtë, ndiqni përditësimet e motit dhe shmangni rreziqet e panevojshme.
Ky paralajmërim bazohet në produktet profesionale të Qendrës Evropiane për Parashikimin e Motit (ECMWF), ICON-KS, Shërbimin Kombëtar të Motit të Gjermanisë (DWD), Sistemin Evropian Copernicus EFAS, modelin PANTA RHEI për parashikimin e përmbytjeve dhe të dhënat nga rrjeti shtetëror i stacioneve hidrometeorologjike.
/Motilokal.com
