Astronomja kosovare Pranvera Hyseni, e cila me 6 maj arriti ta fotografojë Jupiterin, që paraqet satelitin Io duke tranzituar në anën e majtë të diskut si dhe njollën e kuqe në prapavijë. Imazhi është shkrepur nga Kili nëpërmjet Teleskopit Celestron 14" përmes platformës Slooh.
Jupiteri është planeti më i madh në sistemin diellor dhe bënë pjesë në grupin e planetëve të gaztë.
Pas fotografimit të Jupiterit, kësaj radhe vjen me një fotografi të veçantë të kometës “SWAN” (C/2020 F8).
Ajo këtë pamje të kometës e ka shkrepur nga Kili nëpërmjet platformës Slooh, duke përdorur një teleskop 17 inç me dy pasqyra, i njohur si Correed Dall-Kirkham.
Kometa “SWAN” u zbulua me 11 prill të këtij viti, por për një kohë shumë të shkurtër ajo është bërë objekti më i spikatur, me një bisht të bukur me pluhur dhe gaz të jonizuar, duke tërhequr vëmendjen e qindra vëzhguesve anembanë botës.
Astronomy Outreach of Kosovo tregon se kometa ka një madhësi të dukshme prej 4.9 magnitudë dhe mund të shihet me sy të lirë nga Kosova në orët e mëngjesit, e cila pritet që me 20 Maj të arrijë madhësinë e dukshme deri në 2 magnitudë./Motilokal.com
