Të dhënat e fundit nga Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) nuk lënë shumë hapësirë për optimizëm. Sistemi global i klimës është gjithnjë e më shumë jashtë ekuilibrit dhe rekorde negative po vendosen vit pas viti. Temperaturat po rriten, oqeanet po ngrohen, akulli dhe akullnajat po shkrihen me shpejtësi dhe përqendrimi i gazrave serrë vazhdon të rritet.
Periudha nga viti 2015 deri në vitin 2025 ishte zyrtarisht më e ngrohta e regjistruar ndonjëherë. Viti i kaluar ishte ndër dy ose tre më të ngrohtat e regjistruar ndonjëherë, me temperaturën mesatare globale rreth 1.43 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Viti i kaluar ishte edhe më i ngrohtë, duke konfirmuar më tej një trend që nuk mund të injorohet më.
Në raportin e saj, OBM thekson posaçërisht për herë të parë të ashtuquajturin çekuilibër të energjisë planetare. Ky është ndryshimi midis energjisë që Toka merr nga Dielli dhe energjisë që ajo kthen në hapësirë. Në një sistem klimatik të qëndrueshëm, ky ekuilibër duhet të jetë pothuajse i përsosur, por sot nuk është më kështu. Për shkak të akumulimit të gazrave serrë, nxehtësia mbahet në atmosferë dhe energjia e tepërt vazhdon të grumbullohet.
Pjesa më e madhe e kësaj teprice nuk ndihet drejtpërdrejt në ajër, por në oqeane. Më shumë se 90 për qind e energjisë shtesë ruhet në dete, temperatura e të cilave është rritur me shpejtësi në dekadat e fundit. Një pjesë më e vogël përfundon në tokë dhe duke shkrirë akullin, ndërsa vetëm rreth n1 për qind e rrit drejtpërdrejt temperaturën e ajrit në sipërfaqe.
Shkencëtarët paralajmërojnë se përqendrimet e gazrave serrë sot janë në nivele të papara për qindra mijëra vjet, duke e bërë edhe më të vështirë ftohjen e planetit dhe duke përshpejtuar ndryshimet klimatike.
Pavarësisht gjithçkaje, OBM thekson se ka ende hapësirë për veprim. Çelësi është të ulen emetimet dhe të kalohet në burime më të pastra energjie, sepse pa këtë, trendet ekzistuese vetëm sa do të përshpejtohen.
/Motilokal.com
