Aty ku rrjedh uji, rritet barazia! - Dita Botërore e Ujit

Aty ku rrjedh uji, rritet barazia! - Dita Botërore e Ujit

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit 2026, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ambasada e Zvicrës, përmes Programit IWRM-K, shënuan këtë ditë të rëndësishme duke mbledhur përfaqësuese institucionale, gra fermere dhe OJQ, në një dialog dinamik dhe frymëzues nën temën globale: “Aty ku rrjedh uji, rritet barazia.”

Ngjarja përfshiu fjalime nga Fitore Pacolli Dalipi, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe znj. Beate K. Elsasser, Shefe e Bashkëpunimit në Ambasadën e Zvicrës në Kosovë, si dhe kontribute nga gra fermere, anëtare të shoqërisë civile dhe përfaqësuese nga institucione të ndryshme.

Ministria Pacolli në fjalën e saj tha “Çdo politikë që hartojmë dhe çdo vendim që marrim e ka në qendër ruajtjen e natyrës dhe sigurimin e burimeve të qëndrueshme të ujit për qytetarët tanë. Si Ministri e Mjedisit, jemi të përkushtuar të mbështesim iniciativa që nxisin bashkëpunimin, ndërgjegjësimin dhe veprimin konkret në mbrojtje të ujit dhe mjedisit”.

Së bashku, u theksua rëndësia e menaxhimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të ujërave, duke nënvizuar se qasja e barabartë në ujë është një shtytës kyç i zhvillimit rural, përfshirjes sociale dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në sektorin e ujërave.

/Motilokal.com