Pastrohet Liqeni i Badovcit dhe brigjet përreth

Pastrohet Liqeni i Badovcit dhe brigjet përreth

Sot është realizuar një aksion pastrimi në Liqeni i Badovcit dhe në brigjet përreth, me organizim të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Në këtë aktivitet morën pjesë dhjetëra vullnetarë, të cilët kontribuan në largimin e mbeturinave dhe përmirësimin e gjendjes së ambientit në këtë zonë të rëndësishme.

Nga organizatorët u theksua se angazhimi i qytetarëve dëshmon se kujdesi për mjedisin mbetet përgjegjësi e përbashkët dhe se iniciativa të tilla janë të domosdoshme për ruajtjen e hapësirave natyrore.

Aksioni u vlerësua si një hap pozitiv drejt rritjes së vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit, me thirrje që aktivitete të ngjashme të vazhdojnë edhe në të ardhmen.


/Motilokal.com