Saranda mbetet një nga destinacionet më tërheqëse për pushuesit vendas, jo vetëm gjatë verës, por edhe në dimër dhe pranverë. Vitet e fundit, qyteti dhe rrethinat e tij kanë shënuar një rritje të dukshme të turistëve jashtë sezonit tradicional.
Sot, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamjet e kroçierës “Sapphire Princess”, e cila mbërriti në Sarandë, duke shënuar nisjen e një tjetër sezoni të rëndësishëm për turizmin e kroçierave në jug të vendit. Anija transporton rreth 2600 turistë nga vende të ndryshme të botës dhe do të vijojë më pas itinerarin e saj drejt Greqisë, pas nisjes nga Italia.
Rritja e fluksit turistik tregon jo vetëm popullaritetin në rritje të Rivierës shqiptare, por edhe ndikimin e saj pozitiv në ekonominë vendase. Saranda mirëpret çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Me ujërat e kristalta, trashëgiminë historike dhe klimën mesdhetare, qyteti ofron një kombinim ideal për pushime relaksuese. Vizitorët mund të eksplorojnë Kalaja e Lëkurësit, Manastiri i 40 Shenjtorëve, Parku Kombëtar i Butrintit (UNESCO), si dhe të shijojnë plazhet me rërë të bardhë dhe ujë të pastër të Ksamilit.
/Motilokal.com
