Si do të jetë qielli këtë të mërkurë në Shqipëri

Si do të jetë qielli këtë të mërkurë në Shqipëri

Të mërkurën pritet mot i paqëndrueshëm në vend. Qielli do të jetë kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra kthjellimi.

Reshjet e shiut nisin që në orët e para të ditës dhe do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të dobët deri mesatar. Rreth mesditës ato fillojnë të tërhiqen gradualisht, duke mbetur më të përqendruara në jug dhe zonat malore deri në pasdite.

Në disa zona, reshjet mund të shfaqen përkohësisht në formë shtrëngatash të shkurtra.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9°C deri në 15°C.

/Motilokal.com