Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka filluar zbatimin e masave konkrete për parandalimin dhe eliminimin e dukurive që paraqesin rrezik të përgjithshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Sipas njoftimit, inspektorati ka ndërmarrë veprime për rrënimin e objekteve të paligjshme, përfshirë edhe mbushjen e gropave të hapura, si dhe ka nisur procedura për inicimin e kallëzimeve penale ndaj përgjegjësve.
Po ashtu, theksohet se hapja e gropave ndërtimore pa leje përkatëse do të sanksionohet me vendime të veçanta dhe rastet do të dërgohen për trajtim në organet kompetente.
Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se edhe mos sigurimi i gropave në vendpunishte përbën shkelje, duke obliguar palët përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë. Në të kundërtën, do të merren masa ligjore.
Nga Inspektorati i Kryeqytetit u bëhet thirrje qytetarëve dhe subjekteve ndërtimore që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për një mjedis më të sigurt për të gjithë.
/Motilokal.com
