Të martën vendi pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të nisin në orët e mesditës me intensitet të ulët në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër të vendit.
Më pas, deri në fund të ditës, reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët priten në të gjithë territorin. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, përgjatë vijës bregdetare dhe në ultësirën perëndimore, reshjet mund të paraqiten në periudha të shkurtra në formën e shtrëngatave.
Në zonat malore priten edhe reshje bore.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9°C deri në 15°C.
/Motilokal.com
