Këto janë tre aktivitetet më të mira fizike nëse jeni të stresuar

Këto janë tre aktivitetet më të mira fizike nëse jeni të stresuar

Ne nuk mund ta mbrojmë veten plotësisht nga situatat stresuese, por ka aktivitete fizike që mund të na çlirojnë shpejt nga stresi.

1. Vrapimi

Kjo është mënyra më e lehtë dhe më e lirë për t’u çliruar nga stresi. Vrapo aq sa mendon se është e mjaftueshme, pastaj kalo në ecje të shpejtë.

Instruktorët e fitnesit vërejnë se kjo mënyrë e thjeshtë dhe e arritshme për të ulur stresin nuk është e krahasueshme me asnjë tjetër. Dhe funksionon shumë mirë.

Ndërsa vraponi, nuk ka nevojë të mendoni nëse po e bëni saktë apo jo. Thjesht shijoni procesin dhe përcaktoni ritmin e duhur të vrapimit.

2. Çiklizmi

Çiklizmi është një mënyrë shumë e mirë për të larguar stresin dhe për të qetësuar mendjen. Lëvizja e vazhdueshme dhe ajri i pastër ndihmojnë që trupi të relaksohet dhe të përmirësohet humori.

Edhe një shëtitje me biçikletë prej 15 deri në 20 minutash mund të bëjë ndryshim. Nuk ka rëndësi nëse pedalon shpejt apo ngadalë. Rëndësi ka të lëvizësh dhe të shkëputesh pak nga rutina e përditshme.

3. Noti

Noti mbyll tre aktivitetet fizike antistres. Uji largon në mënyrë të përkryer lodhjen dhe qetëson nervat.

Nuk keni nevojë as të bëni ndonjë ushtrim të veçantë, thjesht zhytuni në ujë dhe notoni. Mënyra më e mirë për të lehtësuar stresin është të notoni në mbrëmje.

Pas rekreacionit në ujë, përpiquni të mos pini kafe ose alkool, pasi i gjithë efekti mund të zhduket.

/Motilokal.com