Ndryshon moti, nga kjo ditë priten reshje shiu dhe bore

Ndryshon moti, nga kjo ditë priten reshje shiu dhe bore

Gjatë kësaj jave në Kosovë pritet të ketë luhatje të motit. Duke nisur nga dita e martë, parashihen reshje në vend. Në zonat malore dhe në lartësi më të mëdha pritet të bie borë, ndërsa në pjesët më të ulëta reshjet do të jenë kryesisht shi. Në disa momente, shiu mund të përzihet edhe me borë.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 4°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 11°C gjatë pasdites.

Ndryshime të ngjashme në mot parashihen edhe në Shqipëri. Ditën e martë priten reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore parashikohen edhe reshje bore.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9°C deri në 15°C.

/Motilokal.com