Moti të hënën në Mal të Zi parashihet të jetë pjesërisht me vranësira, por me periudha të herëpashershme me diell gjatë ditës. Në shumicën e rajoneve pritet mot relativisht i qëndrueshëm, pa reshje të theksuara, ndërsa në disa zona mund të ketë kalime të shkurtra të vranësirave.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 12°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 17°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
