Ditën e hënë vendi pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti do të nisë me kthjellime, ndërsa gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave mesatare deri të dendura. Reshjet e para të shiut pritet të shfaqen në orët e pasdites në skajin jugor të vendit, me intensitet të ulët. Në mbrëmje reshjet pritet të përfshijnë zonën e jugut, veçanërisht jugperëndimin, ku mund të ketë shi të herëpashershëm me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 6°C deri në 18°C.
/Motilokal.com
