Prishtina cakton lokacion zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte dhe vëllimore

Prishtina cakton lokacion zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte dhe vëllimore

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Kryeqyteti ka përcaktuar një lokacion zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte ndërtimore dhe mbeturinave vëllimore si mobilje apo inventar shtëpiak.

Sipas njoftimit, ky lokacion do të jetë në dispozicion për qytetarët dhe bizneset që kanë nevojë të largojnë mbeturina të kësaj natyre, duke krijuar një mënyrë të rregullt dhe të kontrolluar për trajtimin e tyre.

Lokacioni i deponisë ndodhet në rrugën Qëndresa dhe mund të gjendet në këtë hartë:

https://maps.app.goo.gl/eYosamJWRL9rMte19?g_st=iwb

Për dërgimin e mbeturinave në këtë pikë, qytetarët duhet të kontraktojnë njërën nga ndërmarrjet publike të autorizuara:

• KRM Pastrimi – +383 800 77123

• NPL Gjelbër – +383 800 40004

Autoritetet komunale kanë paralajmëruar se çdo automjet që bart mbeturina të çfarëdo lloji dhe nuk ka kontratë me NPL “Gjelbër” do të gjobitet dhe mund t’i konfiskohet automjeti.

Po ashtu është theksuar se hedhja e mbeturinave të tilla në hapësirat e Kryeqytetit është e ndaluar. Inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë të angazhuar për të parandaluar hedhjen ilegale të mbeturinave në hapësirat publike.

Masat ndëshkuese për shkelësit përfshijnë:

• gjoba

• konfiskim të automjeteve që përdoren për transportimin dhe hedhjen ilegale të mbeturinave

Komuna u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim. Nëse shihni persona apo biznese që hedhin materiale ndërtimore, sanitari, mobilje, goma, xhama apo mbeturina të tjera të kësaj natyre në hapësirat e qytetit, rasti mund të raportohet në Policinë ose Inspekcionin e Komunës në numrat:

0800 12233

0800 12244.

/Motilokal.com