Në kuadër të aksioneve për mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet, është pastruar një deponi ilegale në rrugën “Muharrem Fejza”.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Përparim Rama përmes një njoftimi në Facebook.
Sipas tij, përveç largimit të deponive ilegale, në pikat problematike do të vendosen edhe kamera sigurie për të parandaluar hedhjen e mbeturinave.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu se ndaj të gjithë personave që hedhin mbeturina inerte në hapësira publike do të shqiptohen gjoba.
“Përveç pastrimit, së shpejti do të vendosen kamera në këto pika problematike dhe do të shqiptohen gjoba për të gjithë ata që hedhin mbeturina inerte në hapësira publike”, ka shkruar Rama në Facebook.
/Motilokal.com
