Superhëna e fundit e vitit 2020 bëri një paraqitje në qiellin e natës duke mahnitur astrologët me madhësinë e saj të shkëlqimit.
Imazhe mahnitëse nga Britania e Madhe, Evropa, SHBA dhe pjesa tjetër të hemisferës veriore, tregonin një Hënë si rrallë herë.
Për shkak të orbitës së saj eliptike, Hëna ishte në pikën e saj më të afërt me Tokën dhe për këtë arsye u duk se ishte gjashtë për qind më e madhe se zakonisht.
“Orbita e Hënës rreth Tokës nuk është plotësisht rrethore, përkundrazi një rreth ose një elips pak i rrafshuar. Si i tillë, nganjëherë është më afër dhe ndonjëherë më larg nga toka”, u shpreh Dr. Brown
Emri i saj vjen nga periudha e mbjelljes së bimëve dhe lulëzimit të tyre gjatë fillimit të majit dhe quhet edhe Hëna e Nënës, Hëna e Qumështit dhe Hëna e mbjelljes së misrit, shkruan Daily Mail.
Në mesin e fotove të shkrepura në mënyrë brilante kemi futur edhe foto nga qielli i Shqipërisë dhe i Kosovës./Motilokal.com

Stonehenge, Angli

Stamboll, Turqi

New York, SHBA

Kansas City, Misuri

Frankfurt, Gjermani

Shqipëri

Kamenicë, Kosovë

Rahovec, Kosovë

Moskë

Victoria Tower, Castle Hill, Angli

Spanjë

New York

Shën Petersburg

Britani e Madhe

Britani e Madhe

Kansas City Hall, Misuri
