Moti në Shqipëri në ditët e para të javës

Moti në Shqipëri në ditët e para të javës

Ditën e hënë në Shqipëri priten vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa në veri herë pas here do të ketë edhe kthjellime. Reshje të dobëta shiu priten që nga orët e para të ditës deri rreth mesditës në zonat jugore dhe qendrore, në periudha të shkurtra edhe në formë shtrëngatash. Në veri reshjet do të jenë të izoluara, kryesisht në formë pikash shiu dhe në zonat e larta malore. Pasdite reshjet ndërpriten dhe moti shkon drejt kthjellimit në të gjithë territorin.

Gjatë së martës priten vranësira të pjesshme, por me intervale më të gjata me diell.

Ndërsa të mërkurën moti do të jetë më i ngrohtë dhe në pjesën më të madhe të vendit me diell.

/Motilokal.com