Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka nxjerrë vendim për ndalimin e rreptë të çdo lloj aktiviteti ndërtimor pa leje brenda Parqeve Kombëtare Bjeshkët e Nemuna dhe Sharri.
Sipas vendimit, ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve që bartin material ndërtimor, mjeteve të rënda të punës dhe makinerive të specializuara për ndërtim brenda zonave të këtyre parqeve, pa leje apo autorizim të posaçëm nga MMPH.
Pacolli e ka cilësuar këtë si hapin e parë drejt rikthimit të ligjshmërisë dhe rendit në zonat e mbrojtura, duke theksuar se parqet kombëtare janë pasuri e përbashkët që duhet të ruhen nga të gjithë.
Ministria ka bërë të ditur se në bashkëpunim me institucionet relevante do të sigurojë zbatimin e plotë të vendimit në terren.
/Motilokal.com
