Një studim i ri i udhëhequr nga qeveria amerikane ka zbuluar se një lloj i ri i koronavirusit që po mbizotëron në të gjithë botën po përhapet më shpejt sesa llojet e mëparshme.
Në studimin e udhëhequr nga shkencëtarët në Laboratorin Kombëtar të Los Alamosit thuhet se lloji i ri, një mutacion i koronavirusit origjinal, u zbulua tre muaj më parë në Evropë. Virusi arrit shpejt në shtetet lindore të SHBA-së përpara se të bëhej lloji më mbizotërues në botë që nga mesi i marsit.
Shkencëtarët që përpiluan raportin thanë se gjetjet e tyre kanë nxitur një "nevojë urgjente për një paralajmërim të hershëm" për prodhuesit e vaksinave dhe ilaçeve për të gjetur zgjidhje që do të jenë efektive kundër llojit të ri .
Lloji i ri ka infektuar me shpejtësi shumë më tepër njerëz sesa versionet e mëparshme që u përhapën përtej qytetit të Wuhan, Kinë, thuhet në raport. Brenda disa javësh, ai ishte i vetmi lloj në në vendet e prekura nga koronavirusi.
Studimi zbuloi se lloji i ri ishte më infektiv, megjithëse arsyet nuk janë përcaktuar ende. Versioni i ri nuk duket të jetë më vdekjeprurës se ai origjinal, megjithëse njerëzit e infektuar nga ky lloj duket se kanë ngarkesa më të larta virale.
Studimi paralajmëron nëse pandemia nuk dobësohet pas ngrohjes së motit, virusi mund të vazhdojë të ndryshojë ndërkohë që puna për prodhimin e vaksinës dhe gjetjen e trajtimeve të tjera mjekësore vazhdon.
Autorët e studimit thanë se efektshmëria e trajtimeve të reja mjekësore mund të jetë i kufizuar nëse komuniteti shkencore globale nuk i identifikon më parë rreziqet që paraqet lloji i ri i koronavirusit.
Laboratori Kombëtar i Los Alamos, me qendër në shtetin jugperëndimor amerikan të New Mexico, është pjesë e Departamentit amerikan të Energjisë./Motilokal.com
