Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka filluar mbjelljen e një milion luleve sezonale.
“1 milion lule sezonale do të mbillen sivjet në Prishtinë për të zbukuruar hapësirat e gjelbra, të cilat vazhdimisht po mirëmbahen e revitalizohen. Falënderojmë të gjitha ekipet e ndërmarrjes Hortikultura për punën e palodhshme në terren gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftim.
Komuna thotë se “neve na mbetet që të kujdesemi që të mos i dëmtojmë, t’i mbajmë pastër që të kemi ambient të shëndoshë rreth nesh. Vazhdo rriNshpi që më shpejtë të e shijojmë pranverën e bukur në Prishtinë./Motilokal.com



