Italianët i japin fund karantinimit, rrugët e pikat turistike mbushen përsëri pas 9 javësh

Italianët i japin fund karantinimit, rrugët e pikat turistike mbushen përsëri pas 9 javësh

Italia ishte vendi i parë evropian që vuri masat më të ashpra të karantinimit në luftën kundër koronavirusit, pas dy muajve izolimi total ka filluar gradualisht të zbut masat kufizuese që do t’i mundësojë rikthimin në punë miliona italianëve.

Nga dje italianët mbushën rrugët, sheshet duke kaluar në “fazën 2” të krizës së koronavirusit.

Qytete si Venecia që gjatë garantimit i ngjante një vendi fantazmë, ajo u mbush sërish me njerëz dhe tregtarë.

Trenat dhe stacionet ishin mbushur përsëri në metronë e Milanos ndërsa më shumë se 4 milionë punëtorë italianë ishin kthyer në fabrika e kantire ndërtimi. Të tjerë stërviteshin në park dhe vizitonin të afërmit për herë të parë prej javësh.

Qeveria italiane tha se qeveritë vendore janë përgjegjëse për zbatimin e distancimit social në transportin publik, por në disa pamje dukej qartë se kjo ishte më e thjeshtë të thuhej sesa të bëhej.

Dekreti i ri i qeverisë italiane do të jetë në fuqi për dy javët e ardhshme, që do të konsiderohet si “periudhë testuese” për marrjen e vendimeve në të ardhmen në trajtimin e krizës së koronavirusit, e nëse trendi pozitiv vazhdon sipas të dhënave të epidemiologëve, pasojnë masat tjera lehtësuese./Motilokal.com