Shkaba dy krenare fotografohet për herë të parë në Kosovë

Shkaba dy krenare fotografohet për herë të parë në Kosovë

Shqiponja (Gyps fulvus) e njohur si Shkaba është një specie e rrallë dhe në zhdukje në Kosovë dhe Shqipëri, ajo së fundmi është shfaqur në fshatin Syriganë të Skenderajt.

Është fotografi i njohur nga Skenderaj Sefer Aliqkaj, i cili arriti ta fotografojë Shkabën dy krenare dhe atë për herë të parë në Kosovë.

Karakteristikat e Shkabës

Në Librin e Kuq të përgatitur nga autorët Taulant Bino dhe Qenan Maxhuni, tregojnë për karakteristikat e Shkabës.

Madhësia e këtij lloji është 93–110 cm, pesha 6000–10000 g, kurse hapja e krahëve është 234–270 cm. Disa popullata janë shtegtare, kurse disa të tjera janë rezidente. Ushqehen kryesisht me mbeturinat e vdekura të gjitarëve të mëdhenj (BirdLife International 2018d).

Lloji i habitatit: 4. Kullosa (4.4. Kullosa të klimës mesatare); 6. Zona shkëmbore (p.sh., shkëmbinj kontinentalë, maja malore). Ky është një lloj i vendeve të hapura në mjedise të ndryshme, që nga zonat malore deri në gjysmëshkretëtira. Haset nga niveli i detit deri në rreth 3000 m lartësi mbidetare (BirdLife International 2018d).

Afrika veriperëndimore, Gadishulli Iberik, Franca Jugore drejt pellgut të Mesdheut (përfshirë Majorkën, Sardinian, Kretën dhe Qipron), Ballkani, Turqia, Lindja e Mesme, Arabia dhe Irani drejt Pamirit dhe Kazakistanit jugor dhe lindor.

Trendi i popullatës: I panjohur

Ky lloj vlerësohet si: Skajshmërisht i Rrezikuar, sepse dikur i pranishëm përgjatë tërë vendit, sot popullata e tij është shumë e kufizuar. Numri i individëve të rritur është ≤ 50.

Shkaba është e mbrojtur në Kosovë (Udhëzim Administrativ Nr. 18/2012 Për Shpalljen e Llojeve të Egra të Mbrojtura dhe Strikt të Mbrojtura)./Motilokal.com