Mikrobiologu Raka tregon se a mund të preket përsëri nga COVID-19 një pacient i shëruar

Mikrobiologu Raka tregon se a mund të preket përsëri nga COVID-19 një pacient i shëruar

Mirkobiologu Lul Raka, në një shkrim në profilin e tij në Facebook ka treguar nëse një pacient i shëruar mund të preket sërish nga COVID-19.

“Testet PCR nuk mund të dallojnë nëse virusi është i gjallë apo i vdekur, dhe kjo mund të çojë në rezultat të rrejshëm pozitiv. Fragmentet e vdekura të virusit nuk janë infektive. Këta pacientë nuk e përhapin infeksionin!”, ka shkruar Raka.

Pra, sipas mikrobiologut Raka sëmundja nuk rikthehet te pacienti i shëruar.

Këto deklarime të tij vijnë pasi ekspertët e infektologjisë në Korenë e Jugut deklaruan pardje se fragmentet e virusit të vdekur shkaktuan që 292 persona të shëruar, të jenë përsëri pozitiv disa javë pas shërimit.

"Testet zbuluan acidin ribonukleik të virusit të vdekur," tha Oh Myoung-don, udhëheqës i panelit të ekspertëve. Ai theksoi se tek testet PCR, që përdoren për diagnozën e COVID-19, materialet gjenetike të virusit amplifikohen gjatë testimit, qoftë nga një virus i gjallë apo thjesht nga fragmente të qelizave të vdekura të virusit. Këtyre fragmenteve nganjëherë ju duhen muaj për t’u pastruar nga pacientët e rikuperuar./Motilokal.com