Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 shkallë rihter ka goditur 12:51 ishullin e Kretës në Greqi.
Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), thellësia e këtij tërmeti ka qenë 10 kilometra. Ndërsa Epiqendra e tërmetit ka qenë në det të hapur, 147 kilometra në jug të Irákleion, 124 kilometra në jug të Ágios Nikólaos dhe 105 kilometra nga qyteti i Ierápetra në Kretë të Greqisë.
Lëkundjet e tërmetit janë ndierë fortë në zonë dhe ende nuk raportohet për dëme dhe të lënduar. /Motilokal.com

