Reshjet e mëdha të shiut që kanë përfshirë Kosovën ditët e fundit kanë shkaktuar vërshime në disa qytete, duke vështirësuar qarkullimin dhe jetën e përditshme të banorëve.
Ndër komunat më të prekura është Drenasi, ku uji ka dalë nga shtrati në disa zona, duke shkaktuar dëme materiale. Autoritetet lokale po punojnë për të siguruar zonat e rrezikuara dhe për të ndihmuar banorët e prekur.
Situata ka tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare. Mediume si CNN, Al Arabiya English, Sky News Australia dhe WION kanë raportuar për vërshimet në Kosovë, duke publikuar pamje nga përmbytjet në Drenas.
VIDEO: CNN
/Motilokal.com
