Reshjet e shiut parashikohen të vazhdojnë gjatë ditës së mërkurë në Kosovë, me intervale të shkurtra me diell në mëngjes. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet depërtimi i një fronti të ftohtë, ku në disa zona mund të bie shi i akullt, që krijon sipërfaqe të rrëshqitshme dhe rrit rrezikun në trafik. Drejt mbrëmjes reshjet kthehen kryesisht në borë.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 6°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 9°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
