Komuna e Skenderajt ka njoftuar se situata e krijuar pas vërshimeve në territorin e saj po menaxhohet me angazhim të plotë të ekipeve në terren.
Sipas njoftimit, që nga orët e para të reshjeve, zjarrfikësit, shërbimet publike, Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse janë aktivizuar pa ndërprerë për të parandaluar dëmet dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Aktualisht, gjendja vlerësohet të jetë nën kontroll, ndërsa monitorimi po vazhdon në zonat më të ndjeshme. Nga komuna bëhet e ditur se janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe mbeten të gatshëm të reagojnë në çdo situatë të mundshme.
Qytetarët në rast nevoje mund të kontaktojnë numrat emergjentë
Zjarrfikësit 193
Policia e Kosovës 192
Ndihma e Shpejtë 194.
/Motilokal.co
