Rrezikohet nënstacioni në Drenas, ndërpritet furnizimi me energji elektrike

Rrezikohet nënstacioni në Drenas, ndërpritet furnizimi me energji elektrike

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, KEDS ka njoftuar se nënstacioni në Drenas 220/10 kV është rrezikuar, duke krijuar kërcënim për funksionimin e sigurt të rrjetit elektrik. Për shkak të situatës, është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në zonën e Drenasit për arsye sigurie.

Uji ka depërtuar në nënstacion, duke paraqitur rrezik serioz për sistemin elektrik. Autoritetet përkatëse, përfshirë Policinë dhe Zjarrfikësit, janë njoftuar dhe janë në koordinim me ekipet e KEDS, të cilat janë në terren dhe po punojnë intensivisht për rikthimin e furnizimit sapo të krijohen kushte të sigurta.

KEDS falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe premton informime të mëtejshme për zhvillimet e situatës.

/Motilokal.com