IKSHPK: Kujdes i shtuar për shëndetin pas reshjeve të shiut

IKSHPK: Kujdes i shtuar për shëndetin pas reshjeve të shiut

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) paralajmëron qytetarët për kujdes të shtuar pas reshjeve të shtuara të shiut në disa zona të vendit. Autoritetet theksojnë se, edhe pse aktualisht nuk ka të dhëna për ndotje të ujit, disa masa parandaluese janë të këshillueshme për ruajtjen e shëndetit.

Qytetarëve që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur u rekomandohet që ujin ta vënë të vlojë para përdorimit ose të përdorin burime alternative uji të sigurt. Ushqimi duhet të ruhet në vende të sigurta dhe të mos konsumohet nëse ka pasur kontakt me ujin e shiut.

IKSHPK gjithashtu këshillon që grupet më të ndjeshme, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë kësaj periudhe.

Instituti do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të japë njoftime të mëtejshme në rast të ndonjë ndryshimi në kushte.

/Motilokal.com