Spille përmbytet nga shiu, mbi 10 hotele të prekura

Spille përmbytet nga shiu, mbi 10 hotele të prekura

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytjen e disa hoteleve në zonën e Spilles. Ngjarja ndodh për herë të parë në këtë zonë dhe sipas raportimeve, mbi 10 biznese hotelerie janë prekur nga moti i keq.

Shkaku kryesor i përmbytjes lidhet me kanalizimin kryesor të zonës, i cili u ndërtua këtë vit dhe nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të ujit. Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë detaje mbi masat që do të merren për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

/Motilokal.com